Stuhia “Humberto” shndërrohet në uragan

  • 16 September 2019 - 12:22
Stuhia “Humberto” shndërrohet në uragan

Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara njoftoi në orët e vona të së dielës se stuhia tropikale “Humberto” është bërë më e fuqishme gjatë kohës kur po largohet nga Ishujt Bahamas dhe tashmë është shndërruar në uragan.

Uragani tash për tash ndodhet jo shumë larg brigjeve të Floridës dhe është duke lëvizur në drejtim të verilindjes me shpejtësi prej 4.8 kilometrash në orë. Shpejtësia maksimale e erërave të uraganit deri tash ka qenë 120 kilometra në orë.

Meteorologët kanë parashikuar se uragani do të bëhet më i fuqishëm, por ai nuk pritet të përfshijë sipërfaqe tokësore. Pritet që uragani të drejtohet në lindje të të vazhdojë nëpër ujërat e Oqeanit Atlantik.

Sidoqoftë, erërat e tij dhe valët e larta mund të kenë ndikim në bregdetet e Floridas, Georgia-s, Karolinës Veriore dhe Karolinës Jugore.

Të shtunën, kjo stuhi solli reshje të mëdha të shiut në Ishujt Bamahas, disa pjesë të të cilëve janë shkatërruar më parë nga uragani “Dorian”, shkruan “Fox News”,

(Kosova Sot Online)