Dënohet Enver Sekiraqa

  • 16 September 2019 - 13:38
Dënohet Enver Sekiraqa

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar Enver Sekiraqën, me burg për akuzat për nxitje të vrasjes së policit, Triumf Riza.

Gjykata e dënoi Sekiraqën me plot 30 vjet burg.

Rasti ishte në rigjykim, dhe Sekiraqa u dënua për herë të dytë për nxitjen e Arben Berishës për vrasjen e policit Riza, në gusht të vitit 2007. Sekiraqa, fillimisht në vitin 20016 ishte dënuar me 37 vite burgim, mirëpo rasti ndaj tij ishte kthyer në rigjykim.

Sekiraqës do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej 30 janarit të vitit 2014.

(Kosova Sot Online)