Kancelari austriak: E mbështesim korrigjimin e kufijve si zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë

  • 16 shtator 2019 - 15:22
Kancelari austriak: E mbështesim korrigjimin e kufijve si zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka thënë se vendi i tij i mbështet të gjitha zgjidhjet që do të arriheshin në dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përfshirë edhe korrigjimin e kufijve.

“Qëndrimi ynë është i qartë, do të mbështesim gjithcka për të cilën do të merreshin vesh palët, përfshirë edhe korrigjimin e mundshëm trë kufirit, nëse kjo con drejt një zgjidhje gjithëpërfshirëse që con në stabilitet. Qëllimi duhet të jetë që të gjitha cështjet e hapura të zgjidhen me marrëveshje” ka thënë Kurz.

Ai e ka quajtur sinjal të mirë emërimin e Matheë Palmer si të dërguar special për Ballkanin duke thënë se ai mund të kontribuojë për gjetjen e një zgjidhjeje.

“Gjatë vizitës sime në Shtëpi të Bardhë kam diskutuar për përpjekjet tona të përbashkëta me Presidentin Donald Trump. SHBA’të rreth kësaj cështjeje janë të angazhuara për një kohë të gjatë bashkë me BE’në, që është shumë e rëndësishme. Pikërisht pët këtë është sinjal i mirë që është emëruar emisari special dhe shpresoj që ai do të mund të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjes. Jam i bindur që BE do të bashkëpunojë ngishtë me të”, ka thënë Kurz.

(Kosova Sot Online)