Akuzat tronditëse nga ish agjenti i SHIK-ut: Ja personat që e përbëjnë lidhjen kriminale shqiptaro-serbe

  • 16 September 2019 - 15:52
Akuzat tronditëse nga ish agjenti i SHIK-ut: Ja personat që e përbëjnë lidhjen kriminale shqiptaro-serbe

“Pretendimi se pa rënien e tandemit Edi Rama dhe Hashim Thaçi nuk do të ketë kurrë sundim të ligjit në Ballkan nuk është i plotë, sepse unë mendoj që këtyre dyve duhet të ju bashkohet edhe rënia e domosdoshme nga pushteti edhe të tandemit Aleksandër Vuçiç, Ivica Daçiçit dhe Millorad Dodikut, si pjesë përbërëse e kësaj lidhje kriminale sepse vetëm nëse të gjithë këta njerëz do të binin nga pushteti do të përfundonin në burg dhe do lirohej nga krimi i organizuar po thuajse tërë Ballkani”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, njëherit edhe njohës i fushës së sigurisë, e ka vlerësuar dhe komentuar raportin e fundit analitik të institutit slloven, IFIMES, që merret me studimin në lindjen e mesme dhe posaçërisht me gjendjen në Ballkan, me fokus kësaj radhe për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri dhe në fqinjësi të këtyre shteteve.

Image
Naim Miftari

Miftari thotë se konstatimi se në mes Shqipërisë dhe Kosovës funksionon krimi i organizuar, i mbështetur nga politikanët e fuqishëm, sikur është Edi Rama dhe Hashim Thaçi, është një e vërtetë e madhe por nuk është diçka që nuk është ditur sado pak deri tash, sepse për lidhje të tilla kriminale është raportuar edhe më herët, edhe para analizës së IFIMES-it Slloven.

“Kujtojmë raportet e ushtrisë Gjermane apo raportet e inteligjencës së KFOR-it Amerikan apo raportet e inteligjencës të NATO-s në Kosovë. Në të gjitha këto raporte tregohet qartë se si krimi i organizuar që funksionon në Shqipëri dhe në Kosovë janë të lidhur ngushtë ndër veti dhe mbështeten fuqishëm nën hije nga pushtetar e qeveritar të fuqishëm edhe në Kosovë dhe në Shqipëri”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo lidhje mafioze merret me tregti profitabile që sjell fitime marramendëse, me të gjitha mjetet e pista dhe rrugët e kundërligjshme. 

“Këtu zhvillohet tregtia apo kontrabanda me drogë, armë, cigare, kafe, naftë, materiale të teknikës së bardhë e deri te materialet ndërtimore dhe produktet ushqimore që kontrollohen dhe mbrohen nga krimi i organizuar politik i të dy shteteve tona shqiptare”, tha eksperti i sigurisë, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, funksionimi i demokracisë së mirëfilltë dhe shtetit të së drejtës në rajon, mund të vije në shprehje vetëm nëse krimi i organizuar luftohet e parandalohet jo vetëm në raportin mes dy shteteve shqiptare, Kosovës e Shqipërisë, por edhe më gjerë, Serbi dhe Bosnje, pasi sipas tij, lidhjet shkojnë edhe përtej këtyre dy shteteve.

“Pretendimi se pa rënien e tandemit Edi Rama dhe Hashim Thaçi nuk do të ketë kurrë sundim të ligjit në Ballkan nuk është i plotë, sepse unë mendoj që këtyre dyve duhet të ju bashkohet edhe rënia e domosdoshme nga pushteti edhe të tandemit Aleksandër Vuçiç, Ivica Daçiçit dhe Millorad Dodikut, si pjesë përbërëse e kësaj lidhje kriminale sepse vetëm nëse të gjithë këta njerëz do të binin nga pushteti do të përfundonin në burg dhe do lirohej nga krimi i organizuar po thuajse tërë Ballkani”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, pretendimet se nëse nga pushteti do të bjerë PDK, AAK dhe Nisma, mundë të ketë rezultat pozitiv në luftimin e krimit të organizuar, me ndikim edhe në Shqipëri, nuk është shumë real, pasi këto parti nuk do të bien nga pushteti sa ta kenë urën lidhëse që është LDK-ja, e që vazhdimisht po e mbajnë pas vetes.

Sa i takon shtetit të Kosovës, Miftari thotë se vetëm nëse bie nga pushteti Hashim Thaçi, atëherë bie edhe Edi Rama ose anasjelltas, por nuk mjafton vetëm kaq.

“Për tu pastruar politika dhe krimi i organizuar në Kosovë, në Shqipëri dhe në rajon, duhet të bjer nga pushteti diktatori i Kosovës Hashim Thaçi, vetëm atëherë pas një kohe do të bjer edhe Diktatori i Shqipërisë Edi Rama, ose të ndodhë e kundërta, anasjelltas, sepse kështu do të binte nga pushteti edhe lidhja e UDB-së të cilën e drejton Baton Haxhiu si pjesë e lidhjes së krimit të organizuar në mes të Beogradit, Tiranes dhe Prishtinës”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Shans për ndryshime tani në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri, sipas Miftarit, janë zgjedhjet dhe votuesit e vetëdijesuar.

“Këto ndryshime pozitive mundë ti implementojnë ndryshimet vetëm nëse në Kosovë dhe Shqipëri vijnë në pushtet politikan dhe parti politike të pa korruptuara ku çështja e interesit kombëtar dhe sundimi i ligjit do ta ketë rolin kryesor në qeverisje. Qytetarët shqiptar të Kosovës zgjedhjet i kanë para vetes për disa ditë dhe votuesit tanë le të mendojnë shumë mirë se cilin do ta votojnë për të qeverisë Kosovën në 4 vitet e ardhshme”, tha në fund Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)