KQZ për ditën e zgjedhjeve: Merrni me vete një nga këto dokumente

  • 16 September 2019 - 16:49
KQZ për ditën e zgjedhjeve: Merrni me vete një nga këto dokumente

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një njoftimi të drejtuar për media ka njoftuar votuesit se çka duhet të kenë me vete në ditën e zgjedhjeve.

Sipas këtij njoftimi, në datën e zgjedhjeve votuesit duhet të kenë më vetë një nga këto dokumente: Letërnjoftim i vlefshëm;Pasaportë e vlefshme;. Dokument i vlefshëm i udhëtimit; dhe. Leje e vozitjes e vlefshme.

“Dokument i vlefshëm i votimit konsiderohen të gjitha dokumentet e lëshuara nga Republika e Kosovës siç i parasheh neni 90 i Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme.”, bëhet e ditur.
 

 

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 6 Tetor 2019 Bazuar në udhëzimin e Komisionit Qendror të...

Posted by Komisioni Qendror i Zgjedhjeve on Monday, September 16, 2019



(Kosova Sot Online)