Befasi: Ja si do të jetë moti në Kosovë nga e marta deri të shtunën

  • 16 September 2019 - 19:19
Befasi: Ja si do të jetë moti në Kosovë nga e marta deri të shtunën

Nesër pritet mot shumë i ngrohtë në Kosovë, kryesisht me diell. Nga e mërkura parashihet që moti të jetë pak më i ftohtë dhe të shënohet rënie e ndjeshme e temperaturave, me mundësi për reshje të dobëta shiu, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “moti shumë i ngrohtë dhe me diell që mbizotëroj gjatë ditës së sotme do të vazhdoj edhe ditën e martë. Nga dita e mërkurë, një front i ftohtë me masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit do të depërtoj edhe mbi vendin tonë, që do të sjellë një rënie të thellë të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Priten edhe mundësi për reshje shiu, por kryesisht të dobëta dhe lokale”.

“Nga dita e premte, fusha të presionit të lartë do të fuqizohen mbi rajon që do të favorizojnë përmirësim të motit me kthjellime, mirëpo temperaturat maksimale do të mbesin të ulëta me tendencë që të ngrihen rreth vlerave mesatare, por vlerat minimale do të mbesin poshtë këtyre vlerave”, thekson PW.

Parashikimi për datat 17-21 shtator:

17.09 – Shumë ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. 

18.09 – Më ftohtë, pjesërisht vranët. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

19.09 – Ftohtë, kryesisht me vranësira. Vende-vende priten reshje të dobëta shiu, kryesisht pasdite dhe në mbrëmje.

20.09-21.09 – Në mëngjes ftohtë. Kryesisht kthjellët dhe me diell.

Ditën e martë temperaturat minimale do të zbresin deri në 11C, e maksimalet do të ngrihen deri në 30C. Nga dita e mërkurë, minimalet gradualisht do të zbresin nga 11C në 6C, e maksimalet do të luhaten nga 18C deri në 21C.

Të martën do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi 4-9m/s, e nga dita e mërkurë nga verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres përreth vlerave normale, e më pas gradualisht do të rritet lartë mbi këto vlera.

Image

(Kosova Sot Online)