Ndërroi jetë në Turqi pas luftës me sëmundjen e rëndë, lot e dhimbje në familjen e 15-vjeçares

  • 16 September 2019 - 21:02
Ndërroi jetë në Turqi pas luftës me sëmundjen e rëndë, lot e dhimbje në familjen e 15-vjeçares

Zia ka pllakosur në banesën e familjes Kuburja në Fushë- Krujë, të cilët humbën në moshën 15-vjeçare vogëlushen e tyre Elonën.

Familja Kuburja ka hapur dyert e mortit e pret ngushëllime për humbjen e rëndë që pësoi. Vajza e tyre 15-vjeçarja Elona Koburja u dërgua në Turqi për kurim, por nuk u kthye me prej andej pasi sëmundja e rëndë nga e cila vuante e mposhti. Me lot në sy nëna e 15-vjeçares kërkon ndihmë që trupi i pajetë i së bijës të transportohet sa me shpejt nga Spitali i Turqisë në banesë për t’i bërë edhe nderimet e fundit.

Po ashtu edhe kryeministri Edi Rama u shpreh se shpenzimet do të mbuloheshin nga shteti dhe nga një ekip mjekësh nga më të njohurit në Turqi do të merreshin me trajtimin shëndetësor të vajzës. Por mëngjesin e të dielës 15-vjeçarja Elona Kuburja nuk mundi të mposhtte sëmundjen e saj të rëndë dhe ndërroi jetë në Turqi.

Mjekët e QSUT-së dhanë alarmin se vajza duhej trajtuar urgjentisht jashtë shtetit. Kur mjekët nuk i kishin dhënë më shumë se 24 orë jetë familja u detyrua që me paratë e marra borxh dhe disa të siguruara nga shqiptarët ta niste drejt një spitali privat në Turqi për kurim të specializuar. Në të njëjtën ditë që vajza u nis në Turqi, Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se do ta merrte tërësisht përsipër rastin e 15-vjeçares Elona Kuburjas.

Po ashtu edhe kryeministri Edi Rama u shpreh se shpenzimet do të mbuloheshin nga shteti dhe nga një ekip mjekësh nga më të njohurit në Turqi do të merreshin me trajtimin shëndetësor të vajzës. Por mëngjesin e të dielës 15-vjeçarja Elona Kuburja nuk mundi të mposhtte sëmundjen e saj të rëndë dhe ndërroi jetë në Turqi.

(Kosova Sot Online)