Kurti sqaron deklaratën për Elez Blakajn, e lut edhe njëherë të kthehet

  • 16 September 2019 - 21:59
Kurti sqaron deklaratën për Elez Blakajn, e lut edhe njëherë të kthehet

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka sqaruar deklaratën e tij rreth ish-prokurorit special, Elez Blakaj.

Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Kurtin, i cili një ditë më parë deklaroi se do ta kthejë Blakajn në Kosovë dhe do ta bëjë prokuror.

Osmani tha se kjo është jokushtetuese dhe e rrezikshme, ndërsa Kurti thotë se Blakaj do ta kthejë si simbol.

“Gjysëmspontan. Kam thënë se do ta kthejë Elez Blakajn si simbol. Blakaj është simbol i traumës”, tha Kurti. 

“Pa e shëruar këtë traumë, edhe luftimi i korrupsionit mbetet i mangët”, ka shtuar ai.

Ai i ka bërë sërish ftesë Blakajt nga studio e Pressingut që të kthehet në Kosovë nga Amerika.

“Është e domosdoshme që Elez Blakaj të kthehet. T’ia bëjmë një thirrje edhe sot, që të kthehet pas 6 tetorit”, është shprehur Kurti.

(Kosova Sot Online)