Zbulohet mashtrimi i madh nga Kadri Veseli, vjen akuza e rëndë

  • 17 September 2019 - 07:17
Zbulohet mashtrimi i madh nga Kadri Veseli, vjen akuza e rëndë

“Pasi dështoi shumë turpshëm për të nënshkruar me bandat tjera politike, tani është në siklet të madh dhe ka hedhur topin mashtrues në mes të popullit”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë po vazhdojnë ta vlerësojnë si përpjekje për mashtrim të dekadës ndaj qytetarëve të Kosovës, fushatën e kreut të PDK-së, Kadri Veseli me të ashtuquajturin “Pakt kundër korrupsionit”, të cilin tani po kërkon ta nënshkruajnë qytetarët e Kosovës, pasi ai u refuzua nga të gjitha partitë politike dhe Veseli filloi të flas me veten për dështimin në hapin e parë.

Image
Reshat Badallaj

Analisti politik, Reshat Badallaj tha për “Kosova Sot Online”, se tani përpjekja e Veselit për ta plasuar te qytetarët projektin e tij, është një tentativë mashtrimi, duke e ditur se ai nuk e ka as minimumin e besimit, por njihet dhe është identifikuar si një ndër përgjegjësit kryesor të instalimit të korrupsionit e krimit të organizuar në të gjitha nivelet e shtetit të Kosovës.

“Pasi dështoi shumë turpshëm dhe për marr të zezë me imza, për të nënshkruar bandat tjera politike, tani është në siklet të madh dhe ka hedhur topin mashtrues në mes të popullit. Për fat të mirë edhe populli e ka hetuar se nuk është asgjë tjetër pos tallje me ta dhe se askush më nuk beson se është ky Pakt kundër korrupsionit, sepse edhe fëmija në djep e kanë kuptuar se nuk mundë të luftohet korrupsioni nga ta që vetë e kanë në gjak dhe e pollën atë kjo kope banditësh gjithë këtë krim e korrupsion”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Madje se ky është kulmi i përpjekjes për mashtrimin e qytetarëve vetëm për të fituar votë në këtë fushatë elektorale, Badallaj thotë se duhet të kujtohet fakti se të njëjtit nuk e luftuan krimin e korrupsionin për sa kohë bëhej thirrje edhe nga ndërkombëtarët, prandaj ata edhe vendosën që ta izolojnë Kosovën e pasojat po I vuajnë qytetarët.

“Vetëm le të kujtojmë se sa e sa herë faktorët ndërkombëtar i kanë bërë thirrje pikërisht kësaj kopje bagëtish me dy këmbë që të luftojnë korrupsionin, por lëre që këta e pollën dhe e rritën korrupsionin, po përpos kësaj këta e bënë ZAP dhe ja lidhën duart edhe sistemit të kalbur gjyqësor dhe u bënë bashke në të njëjtën valle, dhe mu për këtë na e qiten hijen e zezë në botën e qytetëruar”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Madje ai e akuzon Veselin se është krye prijësi i gardës së njerëzve të korruptuar e lidhur me krimin, prandaj jo vetëm që nuk mundë t’i besohet në atë që e thotë, por ai vetë do të duhej të skuqej e turpërohet kur e përmend nepotizmin, krimin e korrupsionin, nëse vërtetë e di domethënien e tyre.

“Do të doja të dija publikisht se a e din Kadri Topuzi se çka do të thotë fjala nepotizëm, krim e korrupsion, apo vetëm e ka dëgjuar dhe e përsërit tamam si pllakë gramafoni, ose ja ka shkruar dikush tjetër. Pra, Kadri topuzi është bërë gaz i dynjasë sepse populli po i a zë për të madhe sepse që nga pas lufta janë bindur se të gjithë këta krye hajna që deri dje e hanin sapunin për djathë dalin e flasin kinse ne do ta luftojmë korrupsionin, sjellje kjo që i ngjanë asaj të femrave të përdala”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)