A do të tronditen partitë kosovare në bastionet e tyre?

  • 17 September 2019 - 07:35
A do të tronditen partitë kosovare në bastionet e tyre?

Në prag të 6 tetorit, partitë politike në Kosovë janë nën ethet e zgjedhjeve, dhe e kanë frikë nga humbja e bastioneve të tyre. Ato si duket kanë marrë mësim nga zgjedhjet e fundit, dhe tashmë nuk është befasi nëse këto bastione edhe mund të thyhen.

Ndërsa, në lidhje me ketë për "Kosova Sot Online" foli analisti politik, Nexhat Haziri, i cili tha se beson se partitë e mëdha në Kosovë t'i humbin bastionet e tyre.

Image
Nexhat Haziri

"Nuk besoj se këto bastione të partive politike do të thyhen, për arsyeje se në Kosovë akoma ftohen me inercion, dhe se votuesi kosovar akoma vlerësohet si klient nga partia politike, dhe me aq sa shohë akoma nuk ka një vedisim të plotë të qytetarit se pse duhet votuar për një parti politike", tha Haziri për "Kosova Sot Online".

Tutje, Haziri tha se kjo vjen si rezultat i gjendjes së rend sociale në Kosovë, ku qytetarët një pjesë jo e vogël, mundësinë për një vend pune e shohin vetëm nëse ai bëhet pjesë e një partie politike.

"Sa i përket se partitë po sulmojnë njëra-tjetrën në tentim për t’ia marrë elektoratin njëra-tjetrës behët për faktin se demokracia jonë është akoma e brishtë, dhe realiteti i funksionimit dhe politik bërjes është mentalitet fisnor e bajraktarizëm, jo siç do të duhej të ishte, kur partitë politike për të përvesuar votues do të duhej të paraqitshin alternative e programe qeverisëse që përmes tyre të sjellin apo të promovojnë zgjidhje siç është për numrin e madh të papunëve, përmirësim në arsim, shëndetësi, e të tjera", përfundoi analisti politik, Nexhat Haziri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)