Aksident në qendër të Prishtinës
Një aksident komunikacioni ka ndodhur në qendër të Prishtinës.
Bëhet fjalë për dy vetura të cilat u përplasën në semaforët afër Katedrales “Shën Tereza”.
Nga ky aksident, raportohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
(Kosova Sot Online)