Drejtoresha e UNESCO’s: Jemi duke monitoruar nga afër situatën në Kosovë

  • 17 September 2019 - 09:39
Drejtoresha e UNESCO’s: Jemi duke monitoruar nga afër situatën në Kosovë

Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay tha që institucioni i Kombeve të Bashkuara po monitoron nga afër situatën në lidhje me misionin e KB në Kosovë, përfshirë kornizën ligjore të përcaktuar nga Këshilli i Sigurimit.

“Ekspertët tanë po ndihmojnë për të menaxhuar faqet e trashëgimisë botërore që janë të listuara në listën e rreziqeve,” i tha ajo gazetës serbe “Politika”.

Kosova ende nuk është pjesë e UNESCO’s.

Vendi ynë kishte aplikuar në vitin 2015 për anëtarësim. Nga votimi, 92 vota dolën për, 50 kundër dhe 29 abstenime, gjë që bëri që të mos fitohen 2/3 e votave që nevojiteshin për anëtarësim.

(Kosova Sot Online)