Njeriu që “tronditi” politikën kosovare del në terren, i dëgjon hallet e qytetarëve

  • 17 September 2019 - 09:39
Njeriu që “tronditi” politikën kosovare del në terren, i dëgjon hallet e qytetarëve

Shkumbin Demolli, i cili para disa ditës bëri bujë në mediat vendore sepse u largua nga lista e kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Euroatlantike të Kosovës, siç duket nuk është dorëzuar nga politika.

Menjëherë pas këtij veprimi Demolli reagoi ashpër duke e quajtur Milaim Zekën gënjeshtar. Demolli madje ka publikuar edhe disa biseda private mes tyre.

Megjithatë menjëherë pas largimit nga PEK-u, Demolli bëri hapin e ardhshëm politik. Ai iu bashkua Nismës Social Demokrate, ku tani po e vazhdon aktivitetin e tij politik, shkruan media.

Demolli me sa duket është shumë aktiv edhe në terren. Në disa foto të publikuara në llogarinë e tij në Facebook, Demolli shihet në aktivitete të ndryshme të Nismës. Ai shihet në shumë qytete të Kosovës, duke dëgjuar hallet e qytetarëve. Në komentet në Facebook ai mund të shihet se ka përkrahjet të madhe nga qytetarët.

(Kosova Sot Online)