Lojtar të ri në tryezën e dialogut mes Prishtinës e Beogradit

  • 17 September 2019 - 10:12
Lojtar të ri në tryezën e dialogut mes Prishtinës e Beogradit

Analisti politikë serb, Dusan Janjic nga Forumi i Marrëdhënieve Etnik,  tha se një format i ri i bisedimeve Beograd-Prishtinë edhe mund të ndodh pasi tani ka lojtar të rinj diplomatik në tryezën e dialogut mes Kosovës e Serbisë e që mund të përfshihet edhe Rusia .

Në një prononcim për ‘Politico’, ai tha se përveç të dërguarit të SHBA-së, Matthew Palmer, është e mundur të jetë edhe një përfaqësues i përbashkët i Gjermanisë dhe Francës, por edhe që secila prej këtyre vendeve të ketë një përfaqësues të vetin.

“Të gjithë ata, si Palmer, do të jenë të dërguar të veçantë për Ballkanin Perëndimor që të shoqërojnë dialogun Beograd-Prishtinë, të marrin pjesë në seanca, por kryenegociatori do të jetë personi i caktuar nga BE për vendin e punës, në vend të Federika Mogerini. Ka shumë të ngjarë të jetë Laszlo Trocani, komisioneri për zgjerim, por kjo nuk është vendosur ende” - tha Janjiç.

Ai më tutje në këtë prononcim shtoi se edhe Rusia mund të përfshihet në dialog.

“Një nga mundësitë është krijimi i një përfaqësuesi të posaçëm, i cili gjithashtu do të përfshijë Rusinë, që është diçka për të cilën është rënë dakord tani” – ka deklaruar Janjiç.

(Kosova Sot Online)