I vdiq foshnja, gruaja nga Fushë Kosova lajmëron policinë

  • 17 September 2019 - 10:34
I vdiq foshnja, gruaja nga Fushë Kosova lajmëron policinë

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se dje në Fushë Kosovë një grua ka njoftuar policinë pasi që fëmija i saj kishte ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, derisa, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Ankuesja femër K-Ashkalike ka njoftuar se fëmija i saj ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)