Një kamion mallrash dhe një veturë bien në kanal, mungonin shenjat treguese në rrugë

  • 17 September 2019 - 10:42
Një kamion mallrash dhe një veturë bien në kanal, mungonin shenjat treguese në rrugë

Në rrugën në dalje të Kumanovës, një kamion dhe një veturë golf kanë rënë në një kanal.

Sipas informacioneve, thuhet se në rrugë nuk ka pasur sinjalistikë treguese që në atë rrugë punohet.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Në fotografi mund të shihni se si një kamion i tonazhit të rëndë ka rënë në këtë kanal dhe një veturë golf me targa të Shkupit.

(Kosova Sot Online)