Policia i bën kontroll rutinë, ia gjen më shumë se 32 mijë euro kesh

  • 17 September 2019 - 10:51
Policia i bën kontroll rutinë, ia gjen më shumë se 32 mijë euro kesh

Policia në Prizren ka arrestuar katër persona të dyshuar pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një shumë e konsiderueshme parash.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 10 mijë e 700 euro dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë sekuestruar përkohësisht edhe 11 mijë e 500 euro para të gatshme, një shkop bejsbolli dhe katër telefona.

Me urdhër tq prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)