Këto janë pamjet në Klinë, ku dyshohet se treni mbyti një vajzë të mitur

  • 17 September 2019 - 14:42
Këto janë pamjet në Klinë, ku dyshohet se treni mbyti një vajzë të mitur

Në Klinë, gjatë ditës së sotme, ka ndodhur një aksident, ku treni dyshohet se ka goditur një vajzë të mitur. Sipas informacioneve nga ana e dëshmitarëve, thuhet se vajza e mitur ka vdekur në vendin e ngjarjes, shkruan "Kosova Sot Online".

Mirëpo, Policia, ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë. Ndërsa, në anën tjetër Policia dhe ekipet emergjente kanë arritur në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti.

(Kosova Sot Online)