KMDLNj: SBAShK-u kërcënimin me grevë e ka shndërruar në sport të mbijetesës

  • 17 September 2019 - 15:18
KMDLNj: SBAShK-u kërcënimin me grevë e ka shndërruar në sport të mbijetesës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar ndaj paralajmërimeve për grevë në arsim nga SBASHK-u, duke kushtëzuar tërheqjen e vendimit të kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastratit.

Sipas KMDLNJ-së, SBAShK-u grevën e ka shndërruar në sport për mbijetesë, të ndikuar dhe të manipuluar politikisht.

“SBASHK-u, kërcënimin me grevë por edhe grevën e ka shndërruar në sport të mbijetesës së një grupi të caktuar , të ndikuar dhe manipuluar politikisht. Kujtojeni marrëveshjen e nënshkruar të SBASHK-ut të “pavarur” me subjektet politike dhe koalicionet në fushatën parazgjedhore ku hyjnë në raport dhe shërbimi tipik klientelistë ndonëse padronët e tyre as që e kishin të siguruar fitoren në zgjedhjet e vitit 2017. Ishte rast tipik i kontrabandimit të votave apo shitblerjes së votave”,  thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Sipas KMDLNj-së, nuk është përgjegjësi, as e SBASHK-ut e as e BSPK-së e as e KMDLNj-së, të ndërhynë në kompetencat e komunës në procesin e organizimit të procesit arsimorë.

“SBASHK-u, i shoqëruar nga BSPK ndërhynë në kompetencat ekzekutive të komunës së Kamenicës, DKA të kësaj komune dhe kryetarit Kastrati duke e kushtëzuar –shantazhuar ndërprerjen e grevës me tërheqjen e vendimit të kryetarit Kastrati. Nuk është përgjegjësi, as e SBASHK-ut e as e BSPK-së e as e KMDLNj-së të ndërhynë në kompetencat e komunës në procesin e organizimit apo riorganizimit të procesit arsimorë dhe infrastrukturës të cilën komuna e bënë në bazë të vlerësimeve dhe nevojave të komunës”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

(Kosova Sot Online)