Prokuroria konfirmon vdekjen e të miturës në Klinë

  • 17 September 2019 - 15:37
Prokuroria konfirmon vdekjen e të miturës në Klinë

Një e mitur ka humbur jetën pasi që e njejta është goditur nga treni në Klinë.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurorja kujdetare e Departamentit të Pergjithshëm, ka dal në vend të ngjarjes së bashku me njësitet relevante policore. Si pasojë e goditjes nga treni një person i mitur ka humbur jetën”, ka thënë Nikçi për media.

Ndërkohë ekipet emergjente, si dhe Policia e Kosovës gjenden në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Pejës, Driton Rugova, ka deklaruar se ekipet janë në terren dhe se informata më të detajuara për këtë çështje do të japin pas disa minutave.

(Kosova Sot Online)