Akuza e rëndë: Nëntoka kriminale e ka shkatërruar sistemin e drejtësisë

  • 18 September 2019 - 07:37
Akuza e rëndë: Nëntoka kriminale e ka shkatërruar sistemin e drejtësisë

“Vet segmentet aktuale politike dhe nëntoka kriminale, janë ato që kanë shkatërruar deri tërë sistemin e drejtësisë, nuk ka shans qe asnjëra parti politike ta reformoj këtë sistem tërësisht të kapur dhe të degraduar deri në themel", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

Të gjitha raportet ndërkombëtare që monitorojnë sistem e drejtësisë në Kosovë, vazhdojnë të vënë në theks degradimin e madh që ka ndodhur në Kosovë, ku ndikimi i politikës në drejtësi vazhdon që nga paslufta e deri më tash, duke u bërë një institucion i korruptuar dhe i kriminalizuar.

Image
Gani Qarri

E lidhur me këtë temë për "Kosova Sot Online" foli analisti politik, Gani Qarri.

Qarri tha se politika është pikërisht ajo që deri më tani ka shkatërruar drejtësinë.

"Pasi që fatkeqësisht vet segmentet aktuale politike dhe nëntoka kriminale janë ato që kanë shkatërruar deri tërë sistemin e drejtësisë, nuk ka shans qe asnjëra parti politike ta reformoj këtë sistem tërësisht të kapur dhe të degraduar deri në themel, nga politikbërësit e kriminalizuar ne Kosovë", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

Tutje, Qarri shtoi se nëse në këto zgjedhje nuk do të ketë ndryshim, sektori i drejtësisë do të vazhdojë të jetë i politizuar.

"Ndaj nëse edhe në zgjedhjet e 6 tetorit, nuk ndodhin ndryshime në qeverisje, pa asnjë dyshim që do te vazhdoje njëjtë politizimi dhe ndikimi i politikes dhe krimit edhe me tej ne drejtësinë e plogësht e gati inekzistente kosovare", shtoi ai.

Sipas tij, nëse janë politikanët e njëjtë edhe në legjislaturën e radhës drejtësia do të jetë po e njëjta si deri tani.

"Për aq më tepër, po qese politikbërësit e njëjtë, sërish do të mbeten në pushtet,mjerisht drejtësia nëse kemi një të tillë, do të shkoje drejt shkatërrimit te mëtejmë, e cila edhe ashtu,është çdo gjë përveç drejtësisë, që pareshtur prodhon vetëm padrejtësi ndaj qytetareve dhe mbrojtje të të inkriminuarve", ka përfunduar Qarri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)