“Pazari i madh”, bëhen bashkë Kadri Veseli e Shpend Ahmeti

  • 18 September 2019 - 07:53
“Pazari i madh”, bëhen bashkë Kadri Veseli e Shpend Ahmeti

“Për aq sa i shkon për shtati ligji për legalizimin e ndërtimeve pa leje Kadri Veselit, i shkon për shtati edhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit për konvertimin në vota të lejeve për ndërtim. I njëjti pazar me ndërtimet pa leje do të vazhdojë edhe pas procesit zgjedhor, për qëllime personale dhe klanore mes pushtetarëve të "rijnë" dhe kryetarit të vjetër të Prishtinës”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Pas dështimit që pësoi kreu i PDK-së, Kadri Veseli me paktin kundër korrupsionit, përpjekja e tij për të marr edhe miratimin e partive tjera politike, analistët politikë kanë hetuar edhe një skandal tjetër me të cilin Veseli po bënë fushatë zgjedhore.

Image
Florim Zeqa

Bëhet fjalë për përpjekjen e tij mashtruese duke ju premtuar qytetarëve që nga momenti i krijimit të qeverisë së PDK-së me atë kryeministër, do të fillojë së zbatuari ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, madje duke akuzuar qeverinë e deritanishme për mos veprim.

Analistët politikë e akuzojnë Veselin se po e keqpërdorë për fushatë një ligj i cili veç ka filluar të zbatohet nga qeveria e tanishme në detyrë, sikur që po i keqpërdorë edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti lejet ndërtimore të lëshuara deri më tani dhe në vazhdim, për t’i konvertuar ato në vota.

Sipas analisti, Florim Zeqa stresi i humbjes së këtyre zgjedhjeve, disa nga kandidatët për kryeministra dhe deputet i ka bërë që të harrojnë gjithçka, madje edhe ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, siç është Ligji për legalizimin e ndërtimeve pa leje, e që nuk do të duhej ndodhur ashtu.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Një harresë e tillë mund të arsyetohet tek ndonjë deputet i përgjumosur, por jo edhe tek ish krye parlamentari Veseli, i cili ishte nënshkruesi i parë i këtij ligji. Por, ç'ti bësh, është nga stresi i humbjes në zgjedhje dhe zjarri i dashurisë për pushte,t janë duke i djegur një nga një të gjithë kandidatët për kryeministra”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Madje ai thotë se si pasojë e kësaj, pas premtimit për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Kadri Veseli e gjet edhe një "margaritarë" tjetër për ta përdorur si premtim (mashtrim) elektoral.

“Pra, kreu i PDK-së Kadri Veseli e gjeti edhe një premtim tjetër mashtrues për qytetarët e Kosovës, duke abuzuar në fushatë me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, duke u zotuar se vetëm PDK pasi të vij në pushtet do ta fus në zbatim atë, duke akuzuar qeverinë e deritanishme për mos veprim dhe mos zbatim të ligjit. Për freskim të memories së ish krye parlamentarit dhe qytetarëve, Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa leje është bërë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ka hyrë në fuqi më 15 korrik, duke u përcjell edhe me udhëzimet administrative për zbatimin e tij, kurse fushata mediale për informimin e qytetarëve ka filluar në fillim të shtatorit, kurse numri i aplikimeve për legalizim deri tani kalon mbi 10.000 veta”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, nuk është kjo gjendje dhe kjo sjellje e Veselit aspak e zakonshme, por është stresi i humbjes së këtyre zgjedhjeve nga ana e PDK-së, që po e bënë Kadri Veselin të harrojë edhe ligjet e miratuara në Kuvend dhe kohën e fillimit të zbatimit të tyre, duke ju premtuar kështu qytetarëve se qeveria e tij, do të jetë ajo që do të legalizon ato 352636 e ca ndërtime pa leje të regjistruara në nivel vendi, dhe për t’i konvertuar ato në vota të sigurta për PDK-në.

Në këtë mënyrë, sipas analistit Zeqa, Veseli po e bënë abuzimin e ngjashëm për vota, sikurse është duke e bërë edhe Shpend Ahmeti me lejet ndërtimore që po ashti po lufton ti “shet” për vota.

 

 

 

 

 

 

“Për aq sa i shkon për shtati ligji për legalizimin e ndërtimeve pa leje Kadri Veselit, i shkon për shtati edhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit për konvertimin në vota të lejeve për ndërtim. I njëjti pazar me ndërtimet pa leje do të vazhdojë edhe pas procesit zgjedhor, për qëllime personale dhe klanore mes pushtetarëve të "rijnë" dhe kryetarit të vjetër të Prishtinës”, përfundoi Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)