30 vetura dhe limuzinë të blinduar, ky është presidenti më i mbrojtur në botë

  • 18 September 2019 - 09:24
30 vetura dhe limuzinë të blinduar, ky është presidenti më i mbrojtur në botë

Me një eksortë që ka në përbërjen e saj 30 makina, Donald Trump është presidenti më i mbrojtur në botë.

Eskorta e presidentit amerikan udhëhiqet nga limuzina e famshme, e cila ka një armaturë me trashësi 12,7 cm, 5 shtresa xhami të papërshkueshme nga plumbi dhe dyer me trashësi 20 cm që mbyllen automatikisht në rast të ndonjë sulmi kimik.

Gjithashtu “bisha” e Trump ka edhe armë zjarri, goma KEVLAR, si dhe rripa çeliku që mund të drejtojnë me funksion të plotë automjetin edhe nëse gomat çahen.

Limuzina e tipit “Cadillac” ku udhëton presidenti i SHBA-së kushton mbi 1.5 milion dollarë dhe ka një rezervuar karburanti të izoluar, gjë e cila shmang shpërthimin dhe rrjedhjen.

Mes 30 makinave të presidentit Trump ka edhe makina pa pilot, automjete të inteligjencës artificiale, si dhe ambulanca.

(Kosova Sot Online)