Katër anëtarë të një familje në Ferizaj rrihen mes vete

  • 18 September 2019 - 11:10
Katër anëtarë të një familje në Ferizaj rrihen mes vete

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona në Komunën e Ferizaj, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, shkruhet në raport të policisë.

(Kosova Sot Online)