Kapen tetë pako me marihuanë në burgun e Dubravës

  • 18 September 2019 - 12:25
Kapen tetë pako me marihuanë në burgun e Dubravës

Në burgun e Dubravës, të hënën janë gjetur tetë paketime me substanca narkotike të llojit marihuanë, njofton Policia e Kosovës.

Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar substancën e dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me rreth 120 gram.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se janë gjetur tetë paketime me substancë të dyshuar narkotike. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ku kanë konfiskuar substancën e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me rreth 120 gram. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)