Vjen thirrja e fuqishme për zgjedhjet e 6 tetorit

  • 18 September 2019 - 13:22
Vjen thirrja e fuqishme për zgjedhjet e 6 tetorit

“Partitë politike në vend e kanë shkelur kushtetutën dhe Ligjin, pavarësisht se i dëgjojmë duke u thirrur në shtet të së drejtës dhe respektim të ligjit. Shkelja e parë që e shohim në këtë fushatë është fillimi i fushatës zgjedhore para afatit kohor”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Lakmia e partive politike për pushtet, në zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti, sipas analistëve politikë po shpërfaqet këtë herë me ashpërsinë më të madhe të parë ndonjëherë.

Image
Dardan Grapci

Këtë vlerësim për zhvillimet e deritanishme, e ka dhënë për “Kosova Sot Online” analisti, Dardan Grapci, i cili thotë se përveç fjalorit banal që po përdorin përfaqësuesit e partive politike në ballafaqimet e tyre në debate publike, nuk po tregojnë asnjë ndryshim nga e kaluara.

“Është kjo një fushatë shterpë, tepër zhgënjyese për qytetarët sepse të gjitha partitë politike janë duke bërë fushatë të re me premtime të vjetra, të përsëritura në të gjitha zgjedhjet e deritanishme, premtime krejtësisht bajate”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas Grapcit, këto parti politike që janë mësuar të jenë mbi ligjin e kushtetutën, edhe këtë fushatë zgjedhore e kanë filluar kundërligjshëm, vetëm për të vrapuar se kush më shumë do t’i afrohet qytetarit të painformuar sa duhet, për ta mashtruar e bindur për votën.

“Partitë politike në vend e kanë shkelur kushtetutën dhe Ligjin, pavarësisht se i dëgjojmë duke u thirrur në shtet të së drejtës dhe respektim të ligjit. Shkelja e parë që e shohim në këtë fushatë është fillimi i fushatës zgjedhore para afatit kohor. Asnjë parti politike nuk e ka pritur afatin e përcaktuar nga ana a KQZ-së por janë turr nëpër bastionet e tyre elektorale, madje akoma pa u shpërbërë Kuvendi, që nga momenti i dorëheqjes së kryeministrit”, shtoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Se sa mashtruese dhe shkelës të ligjit janë përfaqësuesit e këtyre partive politik, sipas Grapcit tregon mënyra e organizimit të tubimeve me qytetar, ku në mas të madhe po i përdorin edhe të rinjtë, adoleshentët që akoma nuk kanë të drejtë vote, vetëm për tu dukur se kanë mbështetje të madhe të masës qytetare.

“Ky veprim të bënë më së miri që të kuptohet dështimi i tyre në kthimin e besimit qytetar. pothuaj se të gjitha partitë politike që po i shohim duke lëvizur nëpër teren, përveç se po bëjnë premtime të kota, pa i manipulojnë të rinjtë. Në vend se ti thërrasin qytetarit e moshës madhore në tubime, ata me të drejtë vote, nëpër tribuna dominojnë të rinjtë, fëmijët para të cilëve po shpalosen duke i përsëritur premtimet e njëjta, të pa realizuara në mandatet e deritanishme, duke vrapuar kështu në çdo qytet që shkojnë, në çdo fshat apo lagje”, deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Premtimet e kësaj fushate, sipas Grapcit janë aq bajate, sa që të bëjnë të mendosh se jemi në fillim të viteve të para të pas luftës, dhe jo në dekadën e dytë 20 vite pas.

“Politikanët që sot po kërkojnë vota për partinë e tyre janë duke menduar që koha është e njëjtë, që ky popull është i njëjti sikur në vitin 2000, kur ju kanë besuar me shpirt e me zemër, por po harrojnë nga lakmia për pushtet se sot jemi 19 vite më përpara dhe këto gjeneratat e reja dhe populli ka mësuar shumë për këto vite dhe nuk mashtrohen aq lehtë nga premtimet e pa kripë”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Ai kërkon që qytetarët megjithatë të dalin të gjithë në ditën e zgjedhjeve për të votuar, por vetëm duke ndëshkuar, të votohen vetëm ata që janë në lista zgjedhore por që asnjëherë deri më tani nuk janë sprovuar duke qenë në pushtet, madje as deputet të Kuvendit të Kosovës.

“Ose sot ose kurrë qytetarët e Kosovës e kanë shansin dhe e kanë kohën për ta ndryshuar këtë gjendje aktuale që e kemi në vend, duke e votuar partitë apo individë të cilët ata mendojnë që mund të veprojnë ndryshe, që mundë të ju ndihmojnë. Prandaj edhe unë si qytetarët tjerë kërkoj që mos ti votojmë asnjë nga ata të cilët e shijuan pushtetin në të kaluarën dhe u identifikuan se kanë bërë krim duke e keqpërdorur votën dhe besimin e qytetarit. Nuk duhet të votohet asnjë që ka problem me ligjin, madje as ata që janë “kandidat” potencial për tu ftuar në hetime dhe intervistime nga Gjykata Speciale e Hages, e të cilët edhe po pritet nga dita në ditë që të arrestohen. Kush e ka kuptuar si duhet, këtë mesazh na e kanë dhënë edhe shumë ambasador që i kemi në Kosove, prandaj mos të mashtrohemi aq lehtë, por të kemi durim dhe shpresë, si dhe votojmë vetëm ata të cilët asnjëherë nuk ë këna pasur mundësinë për tu treguar se çfarë do të bëjnë ndryshe nëse do ti kemi në pushtet”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)