Merkel porosi të qartë Brnabiqit: Kështu zgjidheni problemin me Kosovën

  • 18 September 2019 - 15:37
Merkel porosi të qartë Brnabiqit: Kështu zgjidheni problemin me Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, është takuar sot në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në një konferencë për media pas takimit, kancelarja gjermane, ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë përpjekjet për të  normalizuar raportet me Republikën e Kosovës.

Merkel ka thënë se duhet të vazhdojnë bisedimet, në mënyrë që të përmirësohen raportet edhe më tej, për të krijuar kushte që të arrihet një marrëveshje, shkruan tanjug. 

Përveç tjerash Merkel dhe Brnabiq kanë diskutuar edhe për procesin e Berlinit dhe bashkëpunimin dy palësh.

Brnabic ka thënë se është shumë e kënqaur me procesin e Berlinit duke përmendur faktin se ka qenë shumë i dobishëm dhe se ka quar në hapjen e mundësive më të mëdha për bashkëpunim.

(Kosova Sot Online)