Godet Tomë Gashi, jep paralajmërimin e fortë për Kosovën

  • 18 September 2019 - 16:19
Godet Tomë Gashi, jep paralajmërimin e fortë për Kosovën

"Drejtësia në Kosovë në 20 vitet e fundit ka qenë një hallkë e sistemit tepër e kontrolluar dhe e keqpërdorur, për të keq thuajse nga të gjithë që kanë qenë në pushtet deri më tani. Deri në shpalljen e Pavarësisë, drejtësia është keqpërdorur dhe përdorur nga të huajt, konkretisht nga UNMIK-u", tha Gashi për "Kosova Sot Online".

Sistemi i drejtësisë në Kosovë është pre e ndikimeve politike, kjo është thënë edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH). Që nga pas lufta e deri më tash asnjëra nga partitë politike që kanë qenë në pushtet, nuk kanë bërë reforma në drejtësi dhe ky sistem ka degraduar në shkallën më të ulët.

Të gjitha raportet ndërkombëtare që monitorojnë sistem e drejtësisë në Kosovë, vazhdojnë të vënë në theks degradimin e madh që ka ndodhur në Kosovë, ku ndikimi i politikës në drejtësi vazhdon që nga paslufta e deri më tash, duke u bërë një institucion i korruptuar dhe i kriminalizuar.

E në lidhje me këtë temë për "Kosova Sot Online", foli avokati i njohur kosovar, Tomë Gashi.

Gashi tha se drejtësia në Kosovë, ka qenë e kontrolluar pothuajse nga secili pushtet që ka qenë deri më tani në pozitë.

"Drejtësia në Kosovë në 20 vitet e fundit ka qenë një hallkë e sistemit tepër e kontrolluar dhe e keqpërdorur, për të keq thuajse nga të gjithë që kanë qenë në pushtet deri më tani. Deri në shpalljen e Pavarësisë, drejtësia është keqpërdorur dhe përdorur nga të huajt, konkretisht nga UNMIK-u", tha Gashi për "Kosova Sot Online".

Tutje, Gashi shtoi se megjithatë protagonistët kryesor kanë qenë vendorët.

"Por gjithnjë me protagonistë kryesore kanë qenë vendorët duke bërë nerskamca të ndryshme ndaj njëri-tjetrit për arsyeje të llojllojshme , ku arsyeja kryesore dhe motivi ka qenë me diskrediti palën tjetër për të ardhur dhe me mbet në pushtet", tha ai.

Sipas tij, vendorët e kanë keqpërdorë drejtësinë posaçërisht nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

"Tani ka ardhur koha për ndryshime dhe këto ndryshime në sistemin juridik mundet me realizuar vetëm Lëvizja Vetëvendosje (LVV), pas datës 06.10.2019, pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje. Vetëm Lëvizja Vetëvendosje (LVV), për këto 20 vjet nuk ka qenë në pushtet qendror dhe për këtë fakt dhe për shkak se vetëm (LVV) nuk ka afera të keqpërdorimit të drejtësisë ndaj askujt, por drejtësia është keqpërdor nga të tjerët kundër saj", përfundoi avokati, Tomë Gashi për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)