Shokon ish deputetja e VV-së: SHIK-u ka bërë vrasje të shqiptarëve, koka i gjendet në Beograd

  • 18 September 2019 - 18:46
Shokon ish deputetja e VV-së: SHIK-u ka bërë vrasje të shqiptarëve, koka i gjendet në Beograd

"SHIK ka shumë pikëpyetje si në mënyrën e financimin ashtu edhe në llogaridhënie duke kërkuar në viktimat e SHIK-ut, atëherë del se koka e SHIK-ut gjendet në Beograd", tha Millaku për “Kosova Sot Online”.

SHIK-u vazhdon të mbetët një ndër organizatat më të përfolura në Kosovë, për të cilën në raportin e Inteligjencës së KFOR-it në vitin 2014, thuhej se ka pasur persona në listën e tyre për t'i hequr nga politika kosovare. 

“Ekziston një listë me 40 emra të njerëzve të afërt me Rugovën. Kadri Veseli është drejpërdrejt I lidhur me disa nga figurat më të njohura politike, kriminale dhe ekstremiste brenda Kosovës, përfshirë Xhavit halitin, Agim Çekun, Rrustem Mustafën, Latif Gashin, Azem Sylën dhe Hashim Thaçin, liderin e PDK-së të cilit i raporton drejtpërdrejt”, thuhet ndër të tjera në raportin e Inteligjencës së KFOR-it në vitin 2014.

Edhe pse në legjislaturën e kaluar Lëvizja Vetëvendosje kishte mbledhur nënshkrime për të formuar Komision Hetimor në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për të hetuar të kaluarën e SHIK-ut dhe veprimtarinë e kësaj organizate, ajo dështoi që ta bëjë një gjë të tillë.

Por, a mund të jetë legjislatura e ardhshme koha kur do të zbulohen të pathënat e SHIK-ut? Lidhur me këtë për"Kosova Sot Online", foli ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku.

Image
Drita Millaku

Ajo tha se SHIK-u është organizatë para policore, dhe si e tillë është organizatë klasike kriminale.

"Ky grupim kriminal ka bërë vrasje, shantazhe, zhvatje dhe vepra tjera të natyrës ordinere të cilat si viktimë kanë zgjedhur popullatën shqiptare duke vazhduar me krime aty ku e lanë serbët", tha Millaku për “Kosova Sot Online".

Ajo tha se nëse Vetëvendosje vjen në Qeveri do të merret me këto krime.

"Qeveria Kurti do të merret me këto krime dhe do t’i demaskojë ato, duke i krijuar kushte Prokurorisë dhe Gjykatave dhe duke i dhënë edhe përkrahje duke i demaskuar ato", shtoi Millaku.

Tutje, ajo tha se financimi i këtij shërbimi mbetet një pikëpyetje e madhe. 

"SHIK ka shumë pikëpyetje si në mënyrën e financimin ashtu edhe në llogaridhënie duke kërkuar në viktimat e SHIK-ut, atëherë del se koka e SHIK-ut gjendet në Beograd", shtoi tutje Millaku.

Sipas saj, këto të bëma dhe të pathëna për SHIK-un, dalin në shesh duke ardhur në qeverisje LVV.

"Populli i Kosovës duke votuar Vetëvendosjen do të beje hapin vendimtar në drejtim të gjykimit dhe dënimit të krimineleve të SHIK-ut", përfundoi ish deputetja, Drita Millaku për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)ë