Sekuestrohen dy milionë euro në kufirin franko-spanjoll

  • 18 September 2019 - 19:00
Sekuestrohen dy milionë euro në kufirin franko-spanjoll

Policia franceze sekuestroi javën e kaluar dy milionë euro në makinën e dy të dyshuarve të ndaluar në kufirin franko-spanjoll, në kuadër të një hetimi mbi trafikun e kanabisit, u njoftua sot nga një burim i autorizuar.

Pakot e mëdha me kartmonedha ishin paketuar nëpër çanta të sistemuara në bagazhin e makinës dhe u zbuluan nga policia e Lionit në bashkëpunim me atë të Monpeljesë, që po hetonin mbi një trafik të gjerë kanabisi, që furnizonte rajonin lionez.

Dy të dyshuarit, që gjendeshin në makinë u njohën me akuzën të martën dhe u vunë në paraburgim sot, si pjesë e një çështjeje të hapur ligjore mbi pastrimin e parave të drogës.

(Kosova Sot Online)