Polici i Kosovës sulmohet në veri

  • 18 September 2019 - 20:36
Polici i Kosovës sulmohet në veri

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i nacionaliteti serb, është lënduar në pikën kufitare në veri të Kosovës duke e shoqëruar një person që ka provuar të kalojë ilegalisht kufirin.

Policia Rajonale e Mitrovicës ka konfirmuar se polici është sulmuar nga një grup njerëzit derisa po e përcillte në stacion policor personin që tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin. 

“Policia ka kapur një person që ka tentuar të kalojë kufirin ilegalisht.  Duke e shoqëruar për në stacion policor, një grup e ka sulmuar policin. Është dëmtuar edhe vetura, por ajo ka qenë civile”, ka zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti.  

Ai ka thënë se tre persona që e kanë sulmuar policin janë identifikuar dhe Policia e Kosovës është në kërkim të tyre.

(Kosova Sot Online)