Shpërthejnë akuzat, kush janë bandat që e kontrollojnë Kosovën?

  • 19 September 2019 - 07:34
Shpërthejnë akuzat, kush janë bandat që e kontrollojnë Kosovën?

“Bandat politike në Kosovë garuese në pazaret e 6 tetorit nuk e kanë mendjen të programet për t´ia prezantuar qytetarëve të vendit, këto banda qëllimin e kanë se si ta mashtrojnë, rrejnë popullin dhe të marrin pushtetin”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online” .

Partitë politike po futen tani në periudhën më të ngjeshur të zhvillimit të fushatës së tyre zgjedhore, pasi që koha e po ofron për të dalë para kutive të votimit, mirëpo analistët politikë vazhdojnë të shfaqin kritikat e tyre se si akoma asnjë parti politike nuk është e gatshme që ta shpërndajë programin e vetë elektoral, që në fakt do të duhet të ishte pikë për pikë program qeverisës.

Analisti politik, Reshat Badallaj tha të për “Kosova Sot Online” se pikërisht ky fakt tregon më së miri se të gjitha këto parti janë njësoj, se vetëm me mashtrime e fjalime të zhurmshme, madje edhe nganjëherë goxha emocionale, provojnë të zgjojnë e mashtrojnë qytetarin, por se nuk kanë interesim tjetër përpos rikthimit në kapjen e shtetit dhe uzurpimit të ri të pushtetit.

Sipas Badallajt, kjo mënyrë e të bërit fushatë, pa harxhuar mund e angazhim intelektual për të ofruar program të shkruar, na bënë të mendojnë se kemi të bëjmë me grupe bandash dhe jo me parti serioze politike të profilizuar e të reformuara.

“Bandat politike në Kosovë garuese në pazaret e 6 tetorit nuk e kanë mendjen të programet për t´ia prezantuar qytetarëve të vendit, këto banda qëllimin e kanë se si ta mashtrojnë, rrejnë popullin dhe të marrin pushtetin. Kështu nga frika se do të mbeten pa pushtet, akoma pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore, kanë dëshmuar se nuk njohin as Kushtetutë as ligje, dhe kanë filluar atë fushatën e tyre, kanë filluan lehjet e tyre se si t´i mashtrojnë qytetaret”, shtoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, është qesharake dhe shumë naive kjo situatë kur këto banda, si i quan ai, të kanaleve të nëntokës, të njëjtët pa dallim, që nga pas lufta deri me sot,në vend që të plasojnë para qytetarëve të Kosovës programe zhvillimore për një jetë më të mirë të tyre, si të gjithë qytetarët e botës, për të zvogëluar papunësinë dhe shumë çka tjetër, bëjnë spektakle mediale para kamerave televizive dhe tregojnë aderimet e reja, kinse po vijnë ndryshimet, por asnjë nga ata nuk ofron alternativë për ndryshim por vetëm mashtrim.

Image
Reshat Badallaj

“Le të thonë se deri tani, me lehjet e tyre, çfarë programi shpalosën këta para popullit. “Le të na tregojnë a e kanë shpërndarë atë program në duart e qytetarëve apo vetëm po gjuajnë fjalë në erë, çka do që ju vjen ndërmend. Populli i ka vënë re se janë duke i përsëritë po ato rrenat e pa kripë të vjetra, me dallavere dhe matrapazllëqe, prapë kanë filluar të lehin si ata qentë në zinxhir. Madje premtojnë se do te hapim vende pune, do e bëjnë Kosovën sikur Zvicrën”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj është i sigurt se kështu si ka filluar edhe ka për të mbaruar kjo fushatë e zhurmshme zgjedhore, pa ndonjë ofertë konkrete, program qeverisës të detajuar, e të shpallur publikisht nga ndonjë parti politike, pasi ato realisht nuk janë të përgatitura për këtë dhe kanë synim qeverisjen e vendit në interes të qytetarit.

“Këto kope hajdutësh, cubash e kusarësh nuk kanë gjë tjetër të shpalosin përpos luftës për pushtet e hajni, nuk kanë asgjë që t´i afrojnë qytetarit përpos që janë bërë tamam si ato pllakat e gramafonit të dalë prej mode që nuk i dëgjon askush më sepse populli është mërzitur e mësuar me këta Krye lehaqen që t´i dënoj me votë sepse janë ngopur me mashtrime dhe tradhti”, përfundoi Badallaj për “Kosova sot Online”.

(Kosova Sot Online)