Trondit ish agjenti i SHIK-ut, zbulon lidhjet e Behgjet Pacollit me Serbinë

  • 19 September 2019 - 07:35
Trondit ish agjenti i SHIK-ut, zbulon lidhjet e Behgjet Pacollit me Serbinë

Naim Miftari ka thënë se Behgjet Pacolli njihet si mik i ngushtë i ish ambasadorit serb në Moskë, Bora Millosheviqit (vëllau i Sllobodan Millosheviqit), i cili ja hapi mundësinë e biznesit në Kremlin, ku pastaj u bë mik i Boris Jelcingut kryetarit rus.

Mafio-oligarku, Behgjet Pacolli, ditë më parë nëpërmjet një statusi në Facebook ka treguar se ju kanë bashkuar në partinë e tij disa të ‘afërm’ të Komandantit Legjendar, heroit të kombit Adem Jashari.

Por e gjithë kjo u zbulua se është vetëm një gënjeshtër dhe skandal i radhës nga Behgjet Pacolli, i cili e fshiu postimin e tij në facebook, pas kritikave të medieve se po keqpërdorë emrin e heroit Adem Jasharit për vota, në pjesën ku kishte përmendur emrin e komandantit.

Analistët politikë akuzojnë Behgjet Pacollin se po bënë pazare me emrin e Adem Jasharit, duke e keqpërdorur emrin e tij për pazaret që i ka bërë me avokatin e shumëpërfolur për skandale të mëdha dhe pazare në gjyqësorin e Kosovës, Hasan Jasharin dhe vëllaun e tij, udhëheqës i zyrës së punësimit në Skenderaj.

Analistët politikë e shohin Pacollin një njeri që i shkaktuar dëme Kosovës e servil i Hashim Thaçit, si dhe avokatët e tipit të Hasan Jasharit, që bëjnë pazare me sistemin e drejtësisë, janë kancer i kësaj shoqërie dhe institucioneve, pasiqë të tillët jo vetëm që nuk punojnë për qytetarët, por shkatërrojnë çdo gjë për interesa të nëntokës kriminale.

E lidhur me këtë, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për "Kosova Sot Online" tha se partia e AKR-së dihet që nga fillimi i saj se është vetëm një bisht satelit i vogël i Hashim Thaçit.

Image
Naim Miftari

"PDK sa i përket keqpërdorimit të emrit të familjes së shenjt të Shaban,Adem, Hamza Jasharit, nuk është risi keqpërdorimi, para AKR e ka përdor PDK nonstop nga lufta e deri tash, Hashim Thaçi me koleg të vet të "Prontos" aferës e ka plotë gojën Adem Jashar herë si bashkëluftuar kinse i tij herë si kinse edhe bashkë partiak i LPK-së, çka është gënjeshtër e kulluar", tha Miftaraj për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, njerëzit që e kishin izoluar dhe spiunur Adem Jasharin dhe UÇK-në, u bën multi-milonera.

"Rasti i fundit e tentimit të keqpërdorimit të emrit të familjes Jashari erdhi nga satalititi i PDK-së në ketë rast nga AKR-ja, pasi PDK-së që një kohë të gjatë iu ka mbyll dera e kullës së Adem Jasharit tani tentojnë ta keqpërdorin përmes AKR-së", tha Miftari.

Tutje, ai ka shtuar se Behgjet Pacolli njihet si mik i ngushtë i ish ambasadorit serb në Moskë, Bora Millosheviqit (vëllau i Sllobodan Millosheviqit), i cili ja hapi mundësinë e biznesit në Kremlin, ku pastaj u bë mik i Boris Jelcingut kryetarit rus.

"Pacolli me parat pasurin milionat që i posedon ika "fituar"që nga koha e Milloshoviqit i blen dhe tenton të blej emra me para duke logjikuar se çdo kush ka një çmim. Nuk di çka do të thoshte apo bënte Adem Jashari heroi ynë kombëtar po të ishte gjallë sot, njeriu që si ministër i jashtëm i Kosovës e ka përdor ketë vetëm për bizneset private të tij dhe rezulltat i një pune të tillë që nga ardhja e tij në krye të diplomacis të Kosovës e cila ka dështuar komplet kemi mbi dhjetëra tërheqje të njohjeve të shtetësisë së Kosovës", përfundoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)