Goditje e fortë për Limajn, ky është kryeskandali këtij shekulli në Kosovë

  • 19 September 2019 - 07:45
Goditje e fortë për Limajn, ky është kryeskandali këtij shekulli në Kosovë

“Kosova as nuk paraqitet më si shtet i pavarur por si pjesë e Serbisë!? Ky vërtetë është një nga kryeskandalet e këtij shekulli në Kosovë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Në librat e gjeografisë në të cilën mësojnë nxënësit kosovarë, Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë. E sipas analistëve, arsimi në Kosovë ka degraduar si në atë fillor, ashtu edhe në atë universitar, gjë të cilën e ka dëshmuar edhe raporti i PISA-së.

Sipas analistëve, ky është edhe një skandal i radhës në Kosovë, ku arsimin në Kosovë e ka degraduar edhe më shumë Shyqiri Bytyci, i cili sihte pjesë e NISMA-s së Fatmir Limajt, e tash anëtar i PSD-së, duke e vënë tërësisht në duart e mafio-oligarkëve. Madje, analistët befasohen se si po shtyhen tash Shyqyri Bytyqi dhe Fatmir Limaj për moralin dhe kapjen e shtetit, kur të dytë, pa dallim, e kanë kapur shtetin dhe zhvatur e degraduar deri në asht.

Analisti, Gani Qarri thotë për “Kosova Sot Online” se libra të tillë shantazhues e skandaloz, jo vetëm që botohen lirshëm e pa asnjë pengesë në Kosovë, por pa asnjë verifikim e kriter edhe u imponohen për përdorim nxënësve kosovarë.

Image
Gani Qarri

"Për aq më tepër, mbetet jo vetëm e pafalshme por ligjërisht dhe moralisht, tërësisht e pa tolerueshme, që edhe dy dekada pas lufte dhe 20 vite pas dëbimit të Serbisë nga Kosova, sistemi i arsimit në Kosovë, të vazhdojë të mbetet në duart e serbofilëve dhe mafio-oligarkëve vendor. Në vitin 2015, vetëm pse në librat e lëndës së historisë për klasën e gjashtë,thuhej e vërteta se; -Serbët e vodhën Kosovën nga Shqiptarët- në mënyrë që këtë të mos e mësonin nxënësit në Serbi, Serbia jo vetëm që i hoqi me nxitim dhe në mënyrë urgjente të gjitha ato libra historie,por edhe ndaloi përdorimin e tyre", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

Tutje, Qarri potencoi se megjithëse Serbia nuk ka asnjë të drejtë dhe arsye që ta mbulojë këtë të vërtetë të ditur nga e gjithë bota, siç po shihet dhe dëshmohet tanimë edhe publikisht.

"Ajo paska pasur premtime të forta dhe shumë të sigurta se argatët e saj,vetëm 2-3 vjet më vonë, sa të vinte partia e Fatbardh-pardon Fatmir EURO MILION-Limaj-t, në qeveri, me forcat e veta të qelinkta si ministri Shyqeri Bytyqi në librat e gjeografisë në të cilën mësojnë nxënësit kosovare, Kosova do të paraqitet sërish në hartë,si pjese e Serbisë", shtoi Qarri

Madje, Qarri thotë se kjo është nja nga kryeskandalet e këtij shekulli në Kosovë.

"Kosova as nuk paraqitet më si shtet i pavarur por si pjesë e Serbisë!? Ky vërtetë është një nga kryeskandalet e këtij shekulli në Kosovë, për të cilin lind pyetja e pa shmangshme se si është e mundur që edhe dy dekada pas çlirimit, askush të mos e bëjë analizimin e përmbajtjes së librave shkollorë dhe libra të tillë shantazues e skandaloz jo vetëm që lejohen të botohen pa asnjë pengesë por edhe u imponohen për përdorim nxënësve kosovarë! Për aq më tepër pas kësaj ngjarje kaq skandaloze,bëhet edhe më shumë e habitshme dhe shqetësuese deri në pafundësi,se si askush deri më tani, ende nuk u ftua te japë përgjegjësi", potencoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, duke pasur parasysh faktin se edhe vet kryeprokurori i shtetit, shërbehet me provim të "certifikuar" për postë nga ministri serb i kohës së Millosheviqit dhe është katapultuar nga Klani Pronto,ekziston frika e bazuar që ai vet, e as prokurorët e tjerë nuk guxojnë të reagojnë fare dhe miratojnë në heshtje edhe këtë skandal deri në fatkeqësi për të gjithë ne.

"Kjo dëshmon edhe një herë më shumë, se deri në ç`shkalle të ulët e degjeneruese e ka degraduar sistemin e arsimit ne Kosove, Shyqiri Bytyqi, ish pjesë e NISMA-s së Fatmir Limajt, e tash edhe i PSD-se, duke e vënë këtë dikaster nga më të rëndësishmit nacional e shtetëror, tërësisht ne duart e serbofilëve dhe mafio-oligarkeve vendor. Për aq më keq, sikur të mos mjaftonin as të gjitha këto, Shyqyri Bytyqi dhe Fatmir Limaj, pa fije turpi tanimë kanë filluar të shtyhen, duke na predikuar neve edhe per moralin dhe kapjen e shtetit, kur dihet dhe po dëshmohet edhe publikisht se që të dytë, pa asnjë dallim, e kane kapur, zhvatur e degraduar shtetin e mjerë e të pa aftë për tu mbrojtur nga keqbërësit, pa asnjë fije ndjesie as morali njerëzor, deri ne asht", përfundoi analisti, Gani Qarri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)