Një muaj paraburgim për dy roje të pyllit, ja çfarë dyshohet se kanë bërë...

  • 19 September 2019 - 10:10
Një muaj paraburgim për dy roje të pyllit, ja çfarë dyshohet se kanë bërë...

Gjykata Themelore në Pejë ka bërë të ditur se ka caktuar masën arrestit shtëpiak prej 1 muaji ndaj të pandehurve A.D dhe E.H për shkak të dyshimit të bazuar se :

Me datë 16.09.2019, rreth orës 15:00, në grykën e Deçanit, nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për të tjerët dhe me këtë veprim i kanë shkaktuar dëm Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përkatësisht Drejtorisë së Parkut Kombëtar në Pejë, në atë mënyrë që të pandehurit në fjalë në cilësinë e zyrtarëve të pylltarisë gjatë orarit të punës, në lokacionin e lartcekur i kanë lëshuar qytetarët me automjete si kamion, traktor, kombi duke transportuar dru për djegie edhe pse të njëjtit nuk kanë pas dokumentacion përkatës.

Të pandehurit A.D dhe E.H si bashkëkryes dyshohet se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

(Kosova Sot Online)