Ja sa para dhuron Gjermania për ushtrinë e Kosovës

  • 19 September 2019 - 10:38
Ja sa para dhuron Gjermania për ushtrinë e Kosovës

Sot në Ministrinë e Mbrojtjes, Faruk Geci, ushtrues i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Christian Heldt, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë nënshkruan marrëveshje, me anë të së cilës Qeveria gjermane ndan një grand me vlerë 500 mijë eurovepër Forcën e Sigurisë së Kosovës, për blerjen e materialeve dhe pajisjeve mjekësore.

Me këtë rast, sekretari i përgjithshëm Geci ka falënderuar ambasadorin gjerman dhe përmes tij Qeverinë dhe popullin gjerman për ndarjen e mjeteve financiare për FSK-në.

Nga MM thonë se FSK me fondin e dhuruar nga Qeveria gjermane ka për qëllim të përmirësojë pajisjet e Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe  synon të sigurojë materiale dhe pajisje mjekësore që do të ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve mjekësore dhe shërbimeve mjekësore.

(Kosova Sot Online)