Policia bastis një lokal, arreston pesë persona

  • 19 September 2019 - 10:58
Policia bastis një lokal, arreston pesë persona

Policia në Ferizaj ka arrestuar pesë persona të dyshuar për organizim të jashtëligjshëm të skemave piramidale

“Me datën 18.09.1019, rreth orës 23:30, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, pas pranimit të informacioneve relevante, me leje të prokurorit kompetent, kanë realizuar një kontroll në një lokal në rrugën “Agim Matoshi” në Ferizaj, ku kanë hasur disa persona të dyshuar duke zhvilluar lojëra të bixhozit të paligjshëm”, bën të ditur policia në një komunikatë.

Policia thekson se të dyshuarit janë arrestuar dhe është iniciuar rasti për vepër penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

“Pesë (5) persona të dyshuar meshkuj shqiptarë kosovarë janë arrestuar, përfshirë edhe pronari i lokalit me ç’rast është iniciuar rasti për vepër penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm’. Të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme”, theksohet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)