Aksidenti tragjik në Klinë, lirohet nga mbajtja makinisti i trenave

  • 19 September 2019 - 13:28
Aksidenti tragjik në Klinë, lirohet nga mbajtja makinisti i trenave

Pasditen e së martë në Klinë treni ka goditur për vdekje një 17-vjeçare. Pas këtij rasti tragjik, makinisti i linjës së trenit Prishtinë-Pejë është dërguar në mbajtje për 48 orë. Sot ai është liruar.

Lirimin e makinistit nga mbajtja për 48 orë e ka konfirmuar për medie Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“I njëjti është liruar nga masa e ndalimit 48 orësh në procedurë të rregullt”, ka thënë Nikçi.

Ndërkaq me lirimin e makinistit pritet që të rifillojë edhe qarkullimi i trenave në mënyrë të rregullt.

(Kosova Sot Online)