Paralajmërimi: Ja kushtëzimet që duhet t’i vendosën Serbisë

  • 19 September 2019 - 14:33
Paralajmërimi: Ja kushtëzimet që duhet t’i vendosën Serbisë

Serbia i ka shumë borxhe Kosovës. Dëmet e luftës duhet të na i paguaj, por së pari një kërkim falje për gjenocidin e kryer ndaj nesh. Këtë e di dhe duhet ta kërkon nga pala serbe edhe bashkësia ndërkombëtare”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Në pritje të rifillimit të dialogut me Serbinë, pas formimit të qeverisë së re të Kosovës, analistët politikë konsiderojnë se faktori ndërkombëtar duhet ta rishikojë tërësisht qasjen ndaj këtyre dy vendeve, dhe të hiqet dorë nga presionet dhe kushtëzimet që deri tash i janë bërë Kosovës, dhe të njëjtat të drejtohen vetëm në adresë të Serbisë.

Kështu tha për “Kosova Sot Online” analisti politik, Faik Krasniqi, duke u bazuar në deklaratën e senatorit amerikan Ron Johnson, sipas të cilit marrëveshja finale mundë të jetë për të dyja palët e pa pëlqyeshme, por është interesi i të dyja vendeve që deri të marrëveshja ta gjejnë një zgjidhje kompromisi.

Image
Faik Krasniqi

“Nuk po me pëlqen fare kjo trysni e Bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës, për arritjen e një marrëveshje Kosove-Serbi. Të njëjtën trysni nuk janë duke e bërë edhe ndaj Serbisë, siç po e bëjnë vazhdimisht ndaj Kosovës, duke filluar nga heqja e taksës dhe deri tek izolimi i qytetarëve të Kosovës”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, për të pasur në marrëveshje të drejtë që siguron paqe dhe stabilitet në rajon, kërkesat për tema konkrete duhet të adresohen tek Serbia që ka bërë luftë gjenocidale në Kosovë, për çka duhet të jap edhe llogari sipas ligjeve, normave dhe rregullave ndërkombëtare sepse Kosova.

“Kosova s'ka çfarë të jap më shumë se që ka dhënë deri më tani. Nëse Kosova detyrohet që për hir të arritjes se një marrëveshje me shtetin që na ka masakruar të jap diçka, atëherë s'ka çfarë na duhet një marrëveshje e tillë. Serbia i ka shumë borxhe Kosovës. Dëmet e luftës duhet të na i paguaj, por së pari një kërkim falje për gjenocidin e kryer ndaj nesh. Këtë e di dhe duhet ta kërkon nga pala serbe edhe bashkësia ndërkombëtare”, përfundoi Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)