Frashër Demaj: PDK me votë popullore shkon në opozitë me 6 tetor

  • 19 September 2019 - 14:43
Frashër Demaj: PDK me votë popullore shkon në opozitë me 6 tetor

Kandidati i LDK-së për deputet, Frashër Demaj ka thënë se është koha që PDK të shkojë në opozitë në zgjedhjet që do të mbahen me 6 tetor, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Demaj ka thënë se qëndrimi i gjatë në pushtet i ka shërbyer krijimit të një oligarkie politike dhe kapjes së shtetit nga një strukturë mafioze që lidhet ngushtë me PDK-në.

Sipas tij, që të shthuret ky sistem korruptiv, PDK duhet që pas 6 tetorit me votë popullore të dërgohet në opozitë.

“Andaj për t’u shthurur ky sistem korruptiv, mafioz dhe kriminal duhet që PDK pas 6 tetorit, me votë popullore të dërgohet në opozitë. Në të kundërtën “kapja dhe çkapja” do të mbesin gjatë në fjalorin politik dhe qytetar të Kosovës”, ka shkruar ai.

 

PDK NË OPOZITË! Qëndrimi i gjatë në pushtet dhe instalimi i një kaste “parapolitike” në institucionet shtetërore në...

Posted by Frashër DEMAJ - LDK nr.40 on Thursday, September 19, 2019

(Kosova Sot Online)