Aksident mes një veture e një kamioni në Veternik

  • 19 September 2019 - 15:37
Aksident mes një veture e një kamioni në Veternik

Një aksident mes një veture e një kamioni ka ndodhur para pak minutash në Veternik. Nga ky aksident ka mbetur e lënduar një grua.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 14:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj (Veternik) ka ndodhur një aksident rrugor në mes të nje automjeti transportues (kamion) dhe një veture. Si pasoj e aksidentit lëndime të lehta trupore ka pësuar drejtuesja e veturës. Me rastin po merret njesiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)