Frika e madhe, vjen akuza e rëndë për Kadri Veselin dhe Shpend Ahmetin

  • 19 September 2019 - 16:58
Frika e madhe, vjen akuza e rëndë për Kadri Veselin dhe Shpend Ahmetin

“Mjerisht degradimin më të madh, padyshim dihet se e ka përjetuar vet kryeqyteti i Kosovës nen udhëheqjen e Shpend Ahmetit, ku jo vetëm se po vazhdon masakra me ndërtimet pa leje, por ato përveç Kadri Veselit, po përpiqet ti shfrytëzojë edhe Shpend Ahmeti për pazaret e tij politike, si dhe përfitimin e ndonjë vote më tepër në zgjedhjet e 6 tetorit”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Frika nga humbja e madhe që e pret PDK-në, por edhe PSD-në e Shpend Ahmetit, të futur nën ombrellën e AAK-së, sipas analistëve politikë po shihet se ka krijuar halucinacione aq serioze tek të dy këta krerë partish politike, sa që për votën që e synojnë të përfitojnë me mashtrime, nuk po zgjedhin mjete as metoda veprimi.

Analisti politik, Gani Qarri thotë se kreu i PDK-së, Kadri Veseli i trishtuar nga situata në të cilën ndodhet, dha edhe një premtim tjetër mashtrues për qytetarët e Kosovës, duke mos hezituar të abuzojë në fushatë edhe me Ligjin tashmë të miratuar-për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me të gjitha aktet nënligjore përcjellëse, qysh në gjysmën e muajit Korrik, sikurse edhe Shpend Ahmeti që të njëjtën situatë, dhe lejet ndërtimore po i përdorë për mbledhje votash.

Image
Gani Qarri

Sido qoftë, sipas Gani Qarrit, më i zëshëm e më aktiv në teren duket të jetë kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

“Madje ai shkon edhe më larg, duke u zotuar për "hava" se PDK "pasi të vij në pushtet" do ta fus "në zbatim" po atë "ligj",i cili tashmë ka kohë që vepron dhe zbatohet në vend, duke akuzuar qeverinë e deritanishme të koalicionit PAN, për mos veprim, kur dihet se koalicioni udhëhiqej nga vet PDK dhe pjesa dërmuese e ministrave të qeverisë ishin po nga PDK. Për aq më tepër, përveç Kadri Veselit që duket ta ketë harruar këtë gjë, ka kohë që për të gjithë të tjerët dihet mirëfilli edhe publikisht se Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa leje jo vetëm se është përfunduar e dërguar në Kuvend nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por edhe është miratuar nga Kuvendi i udhëhequr nga vet Kadri Veseli,dhe ka hyrë në fuqi qysh më 15 korrik të këtij viti,i përcjell edhe me udhëzimet administrative për zbatimin e tij, për çka fushata mediale për informimin e qytetarëve ka nisë në fillim të shtatorit, kurse numri i aplikimeve për legalizim, tani më ka kaluar mbi 10.000 veta”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ndaj, sipas Qarrit, duket qartë se stresi i humbjes së këtyre zgjedhjeve nga ana e PDK-së, vetëm se e ka nxjerrë tërësisht nga kontrolli Kadri Veselin.

“Po e bënë atë, të harrojë edhe ligjet e miratuara në Kuvendin të cilin për rreth dy vite, ai vet e udhëhoqi, si dhe kohën e nisjes së zbatimit të tyre në vend, duke ju premtuar kështu qytetarëve, në mënyrë paushall e pa asnjë mbulesë, dhe dhënë "selam në pazar" se qeveria e tij do të jetë ajo që do të legalizojë edhe 352636 e sa ndërtime pa leje të regjistruara në nivel vendi, me qëllimin për ti konvertuar ato në vota të "sigurta" për PDK-në”, shtoi Qarri për “Kosova Sot Online”. 

Për fat të keq, hisedar në këtë lojë është edhe Shpend Ahmeti, i cili për dy mandate në krye të Prishtinës, solli vetëm degradim, kurse tani atë degradim po e shfrytëzon përmes legalizimit me leje ndërtimore për ta rritë votën në zgjedhje.

“Mjerisht degradimin më të madh, padyshim dihet se e ka përjetuar vet kryeqyteti i Kosovës nen udhëheqjen e Shpend Ahmetit, ku jo vetëm se po vazhdon masakra me ndërtimet pa leje, por ato përveç Kadri Veselit, po përpiqet ti shfrytëzojë edhe Shpend Ahmeti për pazaret e tij politike, si dhe përfitimin e ndonjë vote më tepër në zgjedhjet e 6 tetorit”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)