Trump nënshkruhet në murin e ri pranë kufirit SHBA-Meksikë

  • 19 September 2019 - 20:06
Trump nënshkruhet në murin e ri pranë kufirit SHBA-Meksikë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vënë nënshkrimin e tij në një pjesë të murit të ri që ndan vijën kufitare SHBA-Meksikë, duke e quajtur këtë mur “si të sigurtë” të cilin po e cilëson si të papërshkueshëm. 

Trump ka vizituar punëtorët që po kryejnë punimet e murit në San Diego. E para se të fillonte ndërtimi i murit, kjo pikë kufitare në San Diego mbrohej me disa copëza të holla të metalta që ishin lehtë të përshkueshme.

Kujtojmë që deri më tani janë ndërtuar 106 kilometra të këtij muri, kurse 403 kilometra tjera pritet të kryhen në faza të ndryshme të ndërtimit.

(Kosova Sot Online)