Vdes një ushtar i FSK’së

  • 19 September 2019 - 22:58
Vdes një ushtar i FSK’së

Ka vdekur një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), Nijazi Uruqi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi përmes një postimi në Facebook.

Image
Nijazi Uruqi

“Pikëllues lajmi për vdekjen e ushtarit të UÇK-së, TMK-së e FSK-së, Nijazi Uruqi. Nijaziu ishte shembulli më i mirë i një djali të ri që me përkushtimin më të madh në luftë dhe pas lufte tregoi se si duhet e punohet për atdhe. Ngushëllime familjes Uruqi, bashkëluftëtarëve, kolegëve e të gjithë atyre që e njohën”, ka njoftuar ai.

Postimi i plotë:

Pikëllues lajmi për vdekjen e ushtarit të UÇK-së, TMK-së e FSK-së, Nijazi Uruqi.

Nijaziu ishte shembulli më i mirë i një djali të ri që me përkushtimin më të madh në luftë dhe pas lufte tregoi se si duhet e punohet për atdhe.

Ngushëllime familjes Uruqi, bashkëluftëtarëve, kolegëve e të gjithë atyre që e njohën.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

(Kosova Sot Online)