Vazhdon rënia e temperaturave në Kosovë

  • 20 September 2019 - 07:41
Vazhdon rënia e temperaturave në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme temperaturat minimale do të arrijnë në 3 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë tipike vjeshtore, ato do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s”, njofton IHMK.

(Kosova Sot Online)