Skandali i madh, shpërthen analisti: Këta ‘legena’ janë njësoj

  • 20 September 2019 - 13:16
Skandali i madh, shpërthen analisti: Këta ‘legena’ janë njësoj

Në librat e gjeografisë në të cilët mësojnë nxënësit kosovar, Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, ky është skandal të cilin e kanë bërë institucionet e Kosovës, konkretisht Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Në krye të kësaj ministrie në legjislaturën e fundit ka qenë ish-ministri, Shyqri Bytyqi, i cili ishte pjesë e NISMA-së e tash anëtar i PSD-së.

Image
Faik Krasniqi

Të mësohet në librat shkollor se Kosova është pjesë e Serbisë, nuk është as morale e lëre më profesionale, e tani Fatmir Limajn e Shyqri Bytyqin i dëgjojmë duke debatuar për moral e kapje të shtetit e që të dy ishin pjesë e qeverisë.

Analistët skandalin me librin e gjeografisë e shohin si të pashpjegueshme, që edhe pas 20 viteve të lirisë të ndodhë një gjë e tillë. Mirëpo ata nuk çuditen as me këtë skandal, që e ka bërë Minsitria e Arsimit,  pasi që kjo klasë politike ka në fokus hajnin.

Sipas analistit,  Faik Krasniqi, klasa politike në Kosovë ka degraduar tash e dy dekada.

"Mua nuk me vije çudi pse ne librat e gjeografisë Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë. Nuk do te çuditesha edhe për UÇK-në nëse nesër do të shkruhej se ka qenë një ushtri paramilitare terroriste, dhe Adem Jashari një terrorist. Kjo klase politike tash e dy dekada ka prioritet hajninë dhe zhvatjen e shtetit, dhe jo zhvillimin ekonomik, arsimin dhe çështjet e tjera", tha Krasniqi për "Kosova Sot Online".

Tutje, ai tha se skandale të tilla janë në përgjegjësi të këtyre që e udhëheqin Kosovën.

"Pa dyshim qe përgjegjësia për këtë dhe qindra skandale të tjera bie mbi këta që po na qeverisin tash e dy dekada, por çfarë përgjegjësie të kërkosh nga këta kur një popull syqorr i voton prape. Këta legena janë njësoj. Akuzojnë njeri-tjetrin dhe pas zgjedhjeve prape bëhen bashkë!", përfundoi Krasniqi për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)