Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi

  • 20 September 2019 - 13:54
Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi

Policia Rajonale e Pejës po kërkon ndihmë nga qytetarët e vendit për të arrestuar një të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të armëve. Bëhet fjalë për Astrit Hasanaj, i lindur me 15.03.1976, në Pejë.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

“ASTRIT (ISË) HASANAJ i lindur me 15.03.1976, në Pejë, me vendbanim në rruga “Adrian Krasniqi” nr. 99 në Pejë. I dyshuari është i kërkuar për veprat penale:· Blerje, Posedim, Shpërndarje dhe Shitje e Paautorizuar e Narkotikëve”, thuhet në komunikatën e Policisë drejtuar mediave.

Me aktgjykim te Gjykatës Themelore ne Prishtine , te ndryshuar me aktgjykimin e Gjykatës se Apelit te Kosovës i është shqiptuar dënimi me burg si më poshtë :

· I dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj, (Aktgjykim i plotfuqishëm)

· I dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 (Një) vit e 4 (katër) muaj, (Aktgjykim i plotfuqishëm)

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

(Kosova Sot Online)