Ambasadori i ri britanik: Për dialogun s’kemi vija të kuqe, por kundërshtojmë prekjen e kufijve

  • 20 September 2019 - 14:39
Ambasadori i ri britanik: Për dialogun s’kemi vija të kuqe, por kundërshtojmë prekjen e kufijve

Ambasadori i ri Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, teksa ka folur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka ripërsëritur qëndrimin britanik kundër lëvizjes së kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si mjet për arritjen e një marrëveshje finale mes dy palëve.

Këto deklarata Abott i ka bërë në një intervistë për portalin Kosevv, duke thënë se i përket Kosovës dhe Serbisë që të determinojnë të ardhmen e tyre dhe jo komunitetit ndërkombëtar.

“Ne dihet të jemi të kujdesshëm. Nuk i përket komunitetit ndërkombëtar që të përcaktojë të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë, por vetë atyre” ka thënë Abott.

Megjithatë ai thotë se Britania e Madhe nuk do të mund të pranojë çdo gjë për të cilën mund të merren vesh Prishtina dhe Beogradi.

“Unë nuk mendoj se ai është pozicioni ynë. Ne aktualisht kemi një qëndrim parimor sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve. Si shumica tjetër, ne nuk mendojmë se është mënyrë e duhur për të lëvizur përpara, por qartësisht duhet parë që negociatat do të zhvillohen brenda disa parametrave”, ka shtuar tutje Abott.

I pyetur nëse kjo nënkupton që Britania e Madhe ka vija të kuqe sa i përket vazhdimit të dialogut, Abott ka thënë se shprehja ‘vijë e kuqe’ është e vrazhdë, ndërkohë ka shtuar se preferon që një shprehje të tillë të zëvendësojë me fjalën parametra.

(Kosova Sot Online)