Skandali i radhës: Ja dëshmia se si abuzojnë partitë politike në Kosovë

  • 20 shtator 2019 - 17:54
Skandali i radhës: Ja dëshmia se si abuzojnë partitë politike në Kosovë

“Kjo qasje vetëm dëshmon fuqishëm se si ka qenë drejtësia e ndikuar nga politika dhe nuk ka pasur hapësirë të lirë veprimi për të ndjekur shkelësit e ligjit në mënyrë profesionale, dhe pavarësisht se kush janë e nga vijnë atë. Ai po abuzon edhe me kampanjën që po bënë duke premtuar fillimin e zbatimit të Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë vazhdojnë të jenë tepër kritik për faktin se subjektet politike po vazhdojnë të mos i bëjnë publike programet e tyre elektorale, nëse vërtetë i kanë të gatshme dhe hartuar, e që do të duhej t’i shërbenin qytetarit për ta krijuar opinionin e tij rreth besueshmërisë për ta votuar njërin nga subjektet politikë, programi i të cilit e bindë se do të ketë qeverisje serioze dhe për zhvillim të vendit.

Image
Bislim Aliu

Mos shpërndarja e këtyre programeve për qytetarët deri më tash nga asnjë subjekt politik, sipas analistit, Bislim Aliu bënë të dyshohet se realisht as nuk kanë fare programe këto parti politike, vetëm flasin çfarë mendojnë gjatë natës, për ta lansuar të nesërmen në takimin me qytetarë ose në debatin e radhës media.

“Në këtë farë gjendje kaosi, lirishtë mundë të themi, sipas bindjes së shumicës, se të gjitha partitë politike, në emër të prezantimit programor, po bëjnë vazhdimisht vetëm zhurmë, për zgjedhjet e 6 tetorit, duke mos qenë të gatshme t'i prezantojnë qytetarit, asnjë dokument apo platformë në emër të qeverisjes që pretendojnë ta ndërtojnë. Partitë politike kosovare duket që nuk janë aspak të informuara me praktikën e funksionimit të partive në vendet e zhvilluara me traditë demokratike e sistem shumë partiak pluralist, ku edhe subjekti me përqindjen më të vogël të elektoratit, e harton programin e vetë dhe ndodhë që ti sfidon e befason subjektet më të mëdha politike, duke fituar besimin sepse e ka programin. Vetëm kështu zhvillohet demokracia dhe kultivohen alternativat për ndërtimin serioz të shtetit”, tha Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

Madje, duke besuar që kjo mënyrë e vrapimit pas votës, sikur të ishte vrapim maratonik nëpër mjegull, Aliu thotë se është e sigurt që këto parti politike të pa profilizuara duke kopjuar njëra tjetrën, vetëm janë shpenzuar kot për 20 vitet e kaluara në pushtet, dhe tanimë nuk dinë se çka të kopjojnë dhe çfarë programi të ofrojnë për ta joshur votuesin.

Se deri në çfarë mase mundë të shkojë të stërkequrit e partive politike, duke qenë në pushtet vetëm për të zhvatur dhe për të rehatuar shtresën e vetë klienteliste, Aliu ka përmendur shembullin e PDK-së dhe të Kadri Veselit, i cili po bënë fushatë duke e propaganduar të ashtuquajturin pakt kundër korrupsionit, si dhe duke abuzuar me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje i cili veç ka hyrë në fuqi që tani dhe është duke u zbatuar.

“Ajo që Veseli po e bënë për fushatë tregon se edhe kjo parti politike nuk ka program, sikur që nuk po paraqesin programe as subjekte tjera politike rivale në këto zgjedhje. Çështja e Paktit Kundër Korrupsionit, nuk është temë që i takon politikës. Kjo qasje vetëm dëshmon fuqishëm se si ka qenë drejtësia e ndikuar nga politika dhe nuk ka pasur hapësirë të lirë veprimi për të ndjekur shkelësit e ligjit në mënyrë profesionale, dhe pavarësisht se kush janë e nga vijnë atë. Ai po abuzon edhe me kampanjën që po bënë duke premtuar fillimin e zbatimit të Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Pra është një sinjal që na bënë të kuptojmë se pikërisht paskan qenë partitë politike, në këtë rast ato në pushtet, që e kanë mbajtur nën kontroll sistemin e drejtësisë dhe e kanë dirigjuar sipas interesit të tyre. Kjo i bënë akoma më përgjegjës dhe më të pabesueshëm liderët e këtyre partive kur zotohen se do veprojnë ndryshe në mandatin tjetër”, shtoi Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, skandali tjetër që tregon se partitë politike nuk kanë program qeverisës, është përdorimi për fushatë po ashtu nga kreu i PDK-së, Kadri Veselit të një Ligji të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, që ka hyrë në fuqi dhe është në zbatim e sipër, Ligji i trajtimit- legalizmit të ndërtimeve pa leje.

“Pra, kryetari i PDK-së Kadri Veseli, e gjeti edhe një premtim tjetër shtesë mashtrues, për qytetarët e Kosovës, duke abuzuar në fushatë me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, duke thënë se vetëm PDK-ja, pasi të vij në pushtet, do ta fus në zbatim këtë ligj dhe duke akuzuar qeverinë e deritashme për mos veprim! A nuk është ky premtim e zotim tepër skandaloz kur dihet se Ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje, është bërë nga Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe promovimi i tij me hyrjen në fuqi është bërë më 15 korrik, madje në konferencë shtypi dhe para medieve, pasi është kompletuar edhe me udhëzimet administrative, për zbatimin e tij”, tha Aliu për Kosova Sot Online”.

Për fund, sipas Aliut qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të maten mirë se kujt do ia besojnë votën në këto zgjedhje, të mos bien pre e mashtrimit të matrapazëve që thirren në politikë dhe programe të partive politike.

“Duke i përcjell debatet, vizitat e panumërta të kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, por edhe zotimet tjera të zyrtarëve të partive politik kinse për pika të ndryshme programore, aq shumë po e provokojnë dhe mashtrojnë qytetarin si as një herë tjetër sepse nuk kanë asgjë konkrete, bindëse dhe të prekshme, ndryshe nga qeverisjet e kaluara. Kjo është pra arsyeja e përgjithshme për çka qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm e të mos bien viktimë e radhës për ta përkrahur të pa vërtetën. Ata që mbollën krimin e organizuar korrupsionin me dorën dhe bekimin e tyre nuk kanë të drejtë të deklarohen për luftimin e tij. Ato deklarata janë një mashtrim i shëmtuar”, përfundoi Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)