Çfarë do t’i ndodhte planetit tonë nëse toka do ndërronte vendin me ujin?

  • 20 September 2019 - 21:33
Çfarë do t’i ndodhte planetit tonë nëse toka do ndërronte vendin me ujin?

71% e Tokës është e mbuluar nga uji dhe toka në të cilën jetojmë përbën vetëm 29% të planetit tonë.

Por nëse uji dhe toka do të shkëmbenin vendet, Toka do të bëhej një vend krejtësisht tjetër.

Temperatura e Tokës do të rritej në mënyrë drastike dhe do të çonte në një rritje të popullsisë së mishngrënësve. A do të ishim në gjendje të mbijetonim ne njerëzit në këto kushte?

Uji thith shumë nxehtësi, për shkak të kësaj aftësie, prania e një sasie të madhe uji në oqeane ndihmon në mbajtjen e Tokës të freskët. 

Gjithashtu, avullimi i ujit nga oqeanet dhe lumenjtë ndihmon në rregullimin e temperaturës së Tokës. Nëse uji dhe toka do të ndërronin vendet, temperatura e Tokës do të rritej shumë shpejt dhe do të nxehej. Pjesë të mëdha të masave tokësore do të bëheshin të thata

Ja disa nga ndryshimet:

Sasia e Oksigjenit në atmosferë do të ulej

Fauna e tokës do ndryshonte

Transporti tokësor do bëhej më i thjeshtë

Qytetërimi dhe ekonomia njerëzore do të ndryshoheshin përtej asaj që dimë sot

Everesti nuk do ishte më mali i lartë.

(Kosova Sot Online)